Një qytetar nga fshati Mushnikovë, kishte dalë në fotografi duke ekspozuar një armë të tipit revole, dhe të njëjtën fotografi e kishte postuar në rrjetet sociale, përkatësisht në Facebook.
Policia e identifikoj të dyshimtin dhe menjëherë e gjeti lokacionin e tij, duke e ftuar në intervistë.
“Gjatë ballafaqimit me fotografinë e postuar i njëjti e pranoj se ishte në posedim të armës të cilët e kishte në fotografi dhe të njëjtën e dorëzoj pranë organit të policisë në nënstacioni e policisë në Sredskë-Prizren”, njofton policia, shkruan arbresh.info.
Hetuesit policor sekuestruan armën e tipit Revole ISSC M22 dhe një karikator të zbrazët.
Ndaj të dyshimtit M.R i lindur në vitin 1992, policia ushtroj kallëzim penal për posedim të paautorizuar të armës, në lidhje më këtë u informua prokuroi i shtetit i cili urdhëroj që rasti të hetohet në procedurë të rregullt. Rasti është nën hetime të mëtutjeshme./arbresh.info/
Certifikimi i subjekteve politike dhe dorëzimi i listës së k...
Pacolli me një thënie për jetën: Ç’të ofrosh, do të marrësh
Djali i Jakup Krasniqit i bashkohet PDK-së
Yamal e krahason pasimin e tij si të ishte në “PlayStation”
Izraeli: Mbi 100 kamionë me ndihma humanitare hynë në veri t...
Maqedonci pjesëmarrës në konferencën e ‘Kartës së Adriatikut...