Kosova dhe Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një deklaratë ku zotohen për realizimin e projekteve që burojnë nga marrëveshja për normalizim ekonomik me Serbinë e nënshkruar më 4 shtator në Uashington.
“Ne, Avdullah Hoti, kryeministër i Republikës së Kosovës, dhe Adam S. Boehler, Kryeshef Ekzekutiv i Korporatës Financiare amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar, e përshëndesim përmbylljen e shpejt të Marrëveshjes së re Kosovë-SHBA për Nxitjen e Investimeve. E ndajmë dëshirën që kjo marrëveshje të nënshkruhet sa më shpejt të jetë e mundur dhe të hyjë në fuqi në të ardhmen shumë të afërt, pas përmbylljes së procedurave tona të brendshme”, thuhet në deklaratë.
“Marrëveshja e re Kosovë-SHBA për Nxitjen e Investimeve pritet që të ofrojë qasje në gamën e plotë të përkrahjes në investime, ofruar nga Korporata Financiare amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, ashtu si edhe të përcaktojë veprimet lidhur me mbështetjen e Korporatës për projektet në Kosovë dhe trajtimin prej Kosovës të tyre”.
“Pas normalizimit historik ekonomik mes Serbisë dhe Kosovës, për të cilën u arrit marrëveshje më 4 shtator të 2020-s në Washington, D. C, Kosova dhe Serbia synojnë të avancojnë negociatat, pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së re Kosovë-Serbi për Nxitjen e Investimeve, lidhur me projektet e rëndësishme brenda Kosovës, përfshirë projektet për të cilat ka marrëveshje të jenë pjesë e normalizimit ekonomik mes Serbisë dhe Kosovës”.
“Kosova dhe SHBA-ja synojnë të zbatojnë me besnikëri Marrëveshjen e re Kosovë-SHBA për Nxitjen e Investimeve. Duke e zbatuar besnikërisht këtë marrëveshje, të dyja shtetet pritet t’i identifikojnë projektet që fuqizojnë më tej integrimin ekonomik dhe zhvillimin në rajon”.
“Mirëpresim këto arritje si dëshmi konkrete të fuqisë së raporteve mes dy vendeve tona”./Arbresh.info/
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...