Imami i Xhamisë së Mitrovcës, Ekrem Avdiu, përmendet në dosjet e Departamentit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të publikuara nga organizata WikiLeaks, organizatë kjo e themeluar nga Julian Assange e që ka tronditur botën me publikimet e komunikimeve zyrtare, të bëra ndërmjet agjencive të SHBA-së.
Në një memorandum të dërguar te Komanda Jugore e SHBA-ve në Miami nga burgu i Guantanamos në Kubë më 21 prill 2007, rreth një të burgosuri të Guantanamos, inteligjenca amerikane e cilëson Ekrem Avdiun si ‘ekstremist islamik dhe rekrutues’, transmeton Gazeta Metro.
Sipas këtij dokumenti, aktivitetet ekstremiste të imamit Avdiu nuk kufizoheshin vetëm brenda territorit të Shqipërisë, por ai kishte lidhje edhe me Çeçeninë dhe Irakun.
“…së paku deri më datën 7 shkurt 2007, Avdiu ka ushtruar aktivitete ekstremiste në Shqipëri”, thuhet në këtë dokument.
Më tutje, në komunikimet mes zyrtarëve amerikanë shpjegohet se si forcat e KFOR’it më 28 nëntor 2003, kishin bastisur shtëpinë e Ekrem Avdiut. Aty, KFOR kishte konfiskuar një bllok të numrave telefonikë, i cili përmbante një numër (7326931), që lidhej me një variant të nofkës së të burgosurit për të cilin është hartuar raporti, Abou Saad Taifi.
Ekrem Avdiu, aktualisht shërben si imam dhe ligjërues i xhamisë në lagjen Tavnik njëkohësisht është anëtar i BIK-ut në Mitrovicë. Ai ishte arrestuar nga Policia e Kosovës si i dyshuar për pjesëmarrje në aktivitetet ekstremiste.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...