Dokumente të falsifikuara, arrestohet shtetasi i Shqipërisë në ANP “Adem Jashari”

10:18 | 15 Shkurt 2023
Vjollca Gajraku

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë është arrestuar një shtetas i Shqipërisë në ANP ”Adem Jashari”.

Sipas policisë i njëjti ne shkuarje ka prezantuar dokumentet si: pasaportën, letërnjoftimin dhe  patentë shoferin, të lëshuara nga një shtet i huaj, të cilat dyshohet që janë të falsifikuara.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kujdestar i shtetit i cili ka urdhëruar që dokumentet e dyshuara si të falsifikuar të sekuestrohen për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore, thuhet në raportin e policisë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme