Vendimi i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që masat e reciprocitetit të shtohen ndajë Serbisë, ngjalli reagime të shumta.
Nga Serbia nuk la liderë politikë pa e i kundërshtuar këto masa dhe sipas tyre kjo po behet me qëllime politike, shkrua Arbresh.info.
Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq ka deklaruar me rastin e masave të reja të Kosovës se “Serbia do të luftojë me mjete diplomatike për zgjidhjen e situatës, duke shtuar se ajo beson se akti i Prishtinës do të dënohet nga të gjithë ata që bëjnë thirrje për sundimin e ligjit dhe respektimin e marrëveshjes”.
Siç raportn RTS, Ana Bërnabiq ka thënë se Kosova ka paralajmëruar masa të reja dhe se ato ishin “të ashtuquajturat masa të reciprocitetit të tyre që nuk kanë asnjë lidhje me reciprocitetin”.
“Gjithë çfarë ne bëjmë dhe kemi bërë në të kaluarën në tregti me krahinën tonë, me Kosovën është në përputhje me marrëveshjen e CEFTA-s. Kështu që nuk mund të kesh masa reciprociteti nëse nuk është në përputhje me marrëveshjen e tregtisë së lirë të CEFTA-s të cilën e ka nënshkruar Kosova “, pretendon Ana Bërnabiq.
Ajo theksoi se “ata mund të ndryshojnë diçka vetëm nëse ndryshohet marrëveshja e CEFTA-s”.
“Nëse ata duan të ndryshojnë marrëveshjen e CEFTA, atëherë ne si sekretariati i CEFTA ulemi dhe e ndryshojmë marrëveshjen, mirëpo për të ndryshuar disa gjëra, dhe ato gjëra janë në kundërshtim me marrëveshjet që keni nënshkruar – marrëveshjen e CEFTA-s, dhe me këtë edhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, atëherë është njësoj si të kesh taksa 100% dhe kjo është shkelje e të dy marrëveshjeve”, pretendon kryeministrja serbe.
“Nuk mund ta bësh këtë nëse dëshiron të jesh pjesë e botës normale, dhe parakushti i parë për të qenë pjesë e botës normale, të civilizuar është të respektosh marrëveshjet që ke nënshkruar”, përfundon Ana Bërnabiq.
Drejtori i i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, vlerësoi se masat e reciprocitetit janë “kënga e mjellmës” e Kryeministrit të Kosovës në dorëheqje, Albin Kurti, dhe se vendimi “do të bjerë bashkë me Qeverinë e Kurtit”.
Duke folur në televizionin serb TV Pink, ai tha se Beogradi zyrtar do të vazhdojë të “sillet në të kundërtën e asaj si po sillet Prishtina” dhe të lobojë dhe të sigurojë mbështetje për popullatën serbe në Kosovë.
“Ne do të vazhdojmë të sigurojmë gjithçka për epideminë (për komunitetet serbe në Kosovë). Do të ketë ushqime dhe ilaçe”, pretendon Gjuriq.
Të shtunën mbrëma, qeveria e Kosovës ndryshoi Vendimin për reciprocitet në marrëdhëniet me Serbinë dhe, përveç të tjerave, ndaloi importimin e mallrave nga Serbia nëse në dokumentet përcjellëse nuk shkruan se ato janë të destinuara për Republikën e Kosovës.
Gjuriq pretendon se vendimi i Kosovës është një ”skandal i përmasave ndërkombëtare”, për këtë arsye ai u bëri thirrje qeverive të huaja të përdorin “mjete”, siç janë masat e përcaktuara për shkelje të marrëveshjes së CEFTA-s”.
Për këto masa kanë reaguar edhe zyrtarët evropian./Arbresh.info/
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...