Ish-ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, e ka paditur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për fyerje dhe shpifje, zëvendësministrin e kësaj ministrie, Hysen Durmishinin.
Në padinë që ka siguruar arbresh.info, Lekaj ka kërkuar 20 mijë euro dëmshpërblim nga zëvendësministri Durmishi
Ai e ka paditur Durmishin për një deklarate televizive, të cilën Lekaj e ka konsideruar si shpifje dhe fyrje ndaj tij dhe ish-stafit të tij.
“Më datën 29 dhjetor 2021, nga ora 21:00, i padituri duke marrë pjesë si mysafir në emisionin Context, “Tenderet e Qeverisë Kurti 2”, të transmetuar në televizionin ATV, ka fyer dhe shpifur kundër paditësit për punën e tij gjatë kohës së udhëheqëjes me ministrinë e infrastrukturës duke cilësuar paditësin dhe stafin e tij si një “grup të organizuar criminal” dhe se “Pal Lekaj ishte shef i Ministrisë edhe në kohën e ministrit Abdixhiku dhe Abrashi’”, thuhet në padinë që ka bërë Lekaj.
Në deklaratën e tij, Durmishi kishte përmendur se Lekaj dhe ish-stafi i tij kishin udhëhequr me ministrin e Insfrastrukturës edhe në kohën e ministrave Lumir Abdixhiku dhe Arban Abrashi.
Deri sa kam ardh unë ai [Pal Lekaj] ka qenë ministër, Llumir Abdixhiku është marrë vetëm me punë të mjedisit dhe një kontrat të Bechtel-it që është anuluar. Betim Reçica dhe Valmira Bllaca bashkë me Pal Lekajn, çka kanë dasht kanë bërë në atë ministri edhe kur ka qenë ministra Lumir Abdixhiku dhe Arban Abrashi”, kishte thënë ai./arbresh.info/
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...