Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me anë të një projekt-rezolute të propozuar nga ajo, ka kërkuar që referendumi i Serbisë të mos mbahet edhe në Kosovë.
Në pikën një të kësaj projekt-rezolute thuhet se mbajtja e këtij referendumi në territorin e Kosovës përbën shkelje të sovranitetit të Kosovës si dhe është në kundërshtim me kushtetutën e vendit.
Kurse, në pikën dy të rezolutës thuhet se Kuvendi i Kosovës i kërkon qeverisë dhe institucioneve gjegjëse që të marrin të gjitha veprimet brenda kompetencave të tyre për të mos lejuar cenimin e rendit kushtetutës nga mbajtja e këtij referendumi.
Ndërsa, pika katër e kësaj projekt-rezolute thotë se Kuvendi i Kosovës vë në pah të drejtën e qytetarëve me dyshtetësi që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në përputhje me standardet kushtetuese dhe praktikat ndërkombëtare.
Më tej, pika gjashtë e projekt-rezolutës thotë se Kuvendi i Kosovës është kundër veprimeve të Serbisë për të instrumentalizuar dhe keqpërdorur qytetarët serb, në shërbim të politikave të veta armiqësore kundër Kosovës./arbresh.info/
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...