Kreu i Sindikatës së Mjekëve kosovarë, Blerim Syla, sërish ka ngritur alarmin sa i përket situatës me pandeminë Covid-19 në Kosovë. Syla tha se vendi është para kolapsit. Për këtë çështje, ai fajësoi klasën politike kosovare e cila sipas tij nuk ka ditur se si ta menaxhojë situatën.
Syla përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka thënë se gjithçka tash është në dorën e zotit.
E nga 13 marsi, kur edhe u konfirmuan rastet e para pozitive në Kosovë, janë testuar 21 mijë e 831 persona. Prej tyre, 2 mijë e 216 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Nga kjo shifër e përgjithshme 1 mijë e 69 persona janë shëruar, kurse 38 të tjerë kanë ndërruar jetë. Raste aktive me koronavirus në vend janë edhe 1 mijë e 110 raste.
Komuna me më së shumti raste pozitive mbetet Prishtina, me gjithsej 410 raste të regjistruara deri më sot.
Ky është postimi i plotë i Blerim Sylës pa ndërhyrje:
Po jemi para kolapsit
Ju te nderuar qytetar zgjedhni vet?Politike,Shendetesi apo
Tani me erdhem ne fazen Zoti na ndihmoft?
Ai na ka ndihmu!
Ka dergu mjek e infermier…
Por si duket ka gabu ka dergu Politikuaj….
Populli im nuk po Ju bej keto apele bajate por amani RUANI.
Une dhe Familja ime me dr.Merlinda Hoxha do bejme per Ju.. Por aq mundemi….
Tani sonte spo flasim me vetem po numerojme te semuret.
Zoti i bekoft Punetoret Shendetesore.
Zoti e ruajt kete Popull.
E Ju Politikuaj.Po Ju pyes a keni Familje moreee…
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63
Usyk vazhdon si i pamposhtur, fiton me vendim unanim ndaj Fu...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell