Google ADS

Doktori ferizajas që nga ora 7 në vijën e frontit, tregon për rastet e dyshuara me koronavirus në këtë komunë

07:25 | 16 Mars 2020
M. A.

Dje janë shënuar edhe katër raste të tjera me koronavirus në vendin tonë, duke bërë që numri të shkojë në nëntë.

Tri nga rastet kanë të bëjnë me rastin e parë të gruas nga Malisheva që kishte ardhur nga Italia, ndërisa një në Podujevë, një 62 vjeçar që po ashtu kishte qenë në Itali. Ndërsa Qeveria e Republikës së Kosovës me rekomandim të Ministrisë së Shëndetësisë e ka shpalljen gjendjen emergjente.

Derisa Indeksonline, në orët e mbrëmjes së sotme ka qëndruar në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj, për të parë si është gjendja atje dhe nëse ka të dyshuar të prekur nga virusi korona.

Avdi Tahiri, doktor në këtë spital, ka thënë se sot nga ora 07:00 ka pasur katër qytetarë me simptoma, por që ata me rekomandim të tyre janë vetizoluar.

“Sot e kam marrë ndërrimin në 07:00 të mëngjesit dhe gjatë kësaj kohe shenja të dyshuara për koronavirus kanë ardhë katër persona, por në bazë të amnezës së tyre, pasi që s’kanë qenë jashtë vendit e as s’kanë pasur kontakte me persona që kanë ardhë nga jashtë, ata janë liruar dhe iu është rekomanduar të vetizolohen”

Doktori ka thënë se të njëjtit kanë shprehur vetëm temperaturë,ndërsa atyre iu është dhënë numri kontaktues në rast se kanë simptoma më të theksuara.

“Kemi marrë masa si institucion. Kemi marrë edhe emra e mbiemra të tyre, iu kemi rekomandu të vetizolohen dhe atyre iu është dhënë numri kontaktues që t’i shprehin simptomat. Ju rekomandoj gjithashtu të gjitha Qendrave të Mjekësisë Familjare dhe qytetarëve që mos të drejtohen tek mjku, vetëm nëse kanë probleme të mëdha të lajmërohen në Klinikën Infektive për t’u trajtuar më tutje”.

Ai shtoi se nga katër pacientët dy kanë pasur më shumë temperaturë. Ndërsa gjithashtu në fund ka pasur edhe një apel për të gjithë qytetarët që t’u përmbahen rregullave të IKSHPK-së, të qëndrojnë në shtëpi, t’i pastrojnë duart dhe të pinë sa më shumë lëngje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme