Doganës i kushton mbi 1 milion euro furnizimi me banderola për duhan dhe alkool

16:41 | 30 Mars 2019
Arbresh.info

Në janar të këtij viti, Dogana e Kosovës është kujdesur të furnizohet me banderola për pijet alkoolike dhe duhan.

Institucioni në fjalë për kontratën “Furnizimi me banderola për duhan dhe pije alkoolike”, i ka kushtuar 1 milion e 224 mijë e 417 qind euro, shkruan Indeksonline.

Operatori ekonomik të cilit i është besuar ky tender është një kompani nga Lituania UAB “Garsu Pasualis”.

Përshkrimi i shkurtër i kontratës thotë: Lënda e kontratës është furnizimi me banderola për duhan dhe pije alkoolike, sipas artikujve të identifikuara në specifikimin teknik të dosjes së këtij tenderi.

Kohëzgjatja e kontratës është 36 muaj.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme