Dogana e Kosovës përmes një komunikate ka dhënë sqarime lidhur me procedurat doganore në raste e donacioneve dhe mallrave të udhëtareve.
Sipas komunikatës të gjitha mallrat për personat fizik dhe udhëtarëve sipas të drejtave ligjore nuk janë ndaluar, por kanë hyrë në Kosovë në përputhje me Kodin Doganor dhe ligjet në fuqi.
Po ashtu Dogana ka njoftuar se trafiku i mallrave komerciale vazhdon normalisht sipas ligjeve dhe vendimeve që janë në fuqi.
“Dogana e Kosovës njofton të gjithë qytetarët, bizneset, OJQ dhe çdo palë tjetër të interesit lidhur me procedurat doganore në përputhje me masën mbrojtëse sipas vendimit (01/76 datë 21/11/2018) të Qeverisë.
Duke parë të nevojshme për të sqaruar tutje, të gjitha donacionet me mallra që sjellen në Kosovë sipas procedurave ligjore, si dhe të gjitha mallrat për personat fizik dhe udhëtarëve sipas të drejtave ligjore nuk janë ndaluar nga Dogana dhe të gjitha janë liruar konfor procedurave të Kodit Doganor dhe ligjeve tjera në fuqi.
Gjithashtu ju njoftojmë se trafiku i mallrave komerciale vazhdon normalisht sipas ligjeve dhe vendimeve që janë në fuqi. Çdo palë qe ka paqartësi rreth procedurave ju lutem drejtohuni tek Dogana e Kosovës , ku do të japim sqarimet dhe udhëzimet e nevojshme”, thuhet në komunikatën e Doganës.
Hoti: Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me ga...
Studimi në SHBA: Shumica e qytetarëve të lodhur nga lajmet p...
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...