Oficerët doganorë në pikë kalimin kufitar të Vermicë kanë arritur të parandalojnë tentim futjen e telefonave mobil ku vlera preliminare e sasisë së kapur kalon 250000 mijë euro.
Përmes një njoftimi nga Dogana e Kosovës, thuhet se ky është njëri ndër zbulimet më të mëdha të telefonave gjatë tentim kontrabandimit që ka ndodhur sot (e enjte), ku oficerët doganor kanë zbuluar dhe ndaluar një sasi të madhe të pajisjeve elektronike.
“Pas ndalesës së një automjeti me targa të huaja,oficerët doganor e kanë selektuar për kontroll ku së bashku me policinë kanë ushtruar kontrollin I cili edhe ka rezultuar me ketë zbulim. Gjatë këtij kontrolli janë sekuestruar gjithsej 315 pajisje të reja, duke përfshirë: 260 telefona të markës iPhone, modele 13 dhe 15, 55 telefona të markës Samsung, 10 orë të zgjuara (smartëatch) të serisë IX”, thuhet në njoftim.
Dogana njofton se ky operacion tregon vendosmërinë e institucioneve tona për të luftuar krimin e organizuar dhe për të siguruar që rregullat dhe ligjet të respektohen.
“Ne mbetemi të angazhuar për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve tanë duke parandaluar hyrjen e produkteve të paligjshme në tregun tonë”, përfundon njoftimi.
Zarf i bardhë: Banorët fitojnë 100% të buxhetit gjatë sfidës...
ARC organizoi trajnim dy ditor për zyrtarët e gjendjes civil...
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...