Dogana e Kosovës njofton se në pikën e kalimit kufitar të Bërnjakut, është parandaluar një tentativë e kontrabandimit të 20 telefonave celularë me një vlerë mbi 12 mijë euro.
Në njoftim bëhet e ditur se oficerët doganor në pikën e kalimit kufitar të Bërnjak, gjatë hyrjes nga Serbia, kanë ndaluar një automjet.
“Pas pyetjes së zakonshme, “a ka diçka për të deklaruar në doganë”, shoferi është përgjigjur se “nuk ka asgjë për të deklaruar”. Më pas, oficerët kanë kryer një kontroll të detajuar të automjetit dhe të personit. Si rezultat i këtij kontrolli, janë zbuluar mallra të pa deklaruar, si në vijim: 10 iPhone Pro 14 dhe 10 iPhone Pro Max”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit gjithsej vlera e këtyre mallrave pa taksa është 12,104.60 euro
“Shoferi nuk ka paraqitur dokumentacion të nevojshëm lidhur me këto mallra. Përveç konfiskimit të mallrave, ky rast do të trajtohet në procedurën penale, në përputhje me udhëzimet e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë. Automjeti dhe mallrat janë tërhequr dhe janë nën mbikëqyrjen e autoriteteve doganore për hetim të mëtejshëm”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Hamza: Bursa e Kosovës mundësi për diasporën dhe investitorë...
Pas largimit të Redonit, Egli befason me këtë deklaratë
Mungesa e rrymës në Ferizaj detyron një mërgimtar të kthehet...
“E dua Liverpoolin”, Van Dijk flet për të ardhmen mes intere...
Mbi 10,000 emigrantë vdiqën këtë vit gjatë përpjekjes për të...
Zbulohet gjiganti evropiane që Brahim Diaz e ka refuzuar në ...