Dogana e Kosovës ka parandaluar futjen ilegale të rreth 35 mijë eurove në territorin e Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit të Doganës, këto para të padeklaruara, janë tentuar të futen nga një qytetarë i Kosovës me targa të veturës serbe, shkruan arbresh.info.
“Në kalimin kufitar Jarinje me qëllim të luftimit dhe parandalimit të kontrabandës në bashkëpunim në mes të Doganës dhe Policisë së Kosovës është zhvilluar një plan operativ i koduar “Luftimi kontrabandës”. Gjatë zhvillimit të planit operativ rreth orës 16;00 është ndaluar për kontroll automjeti me targa të Serbisë të cilin e drejtonte një qytetar i Republikës se Kosovës”, njofton Dogana.
Sipas njoftimit, për arsye të dyshimit të bazuar dhe informatave të siguruara përmes rrugëve operative, vetura në fjalë është selektuar për kontroll në vijën e dytë ku i është bërë kontrolli detal nga zyrtarët doganor dhe policor.
“Gjatë kontrollit të veturës janë zbuluar mjete monetare të pa deklaruara në shumën prej 34.720.00€. Për trajtim të mëtutjeshëm rasti në fjalë është trajtuar nga hetuesia e doganës dhe Prokurori i Prokurorisë Speciale. Bazuar në nenin 33 paragrafi 5 i ligjit 05/L-096 (Ligji për pastrimin e parave dhe luftimin e financimit te terrorizmit), palës i janë konfiskuar 25% apo 8,680.00€ e mjeteve të pa deklaruar, ndërsa 75% apo 26,040.00€ e mjeteve janë ndaluar me urdhër të Prokurorit për hetime të mëtutjeshme”, bën të ditur Dogana e Kosovës.
Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095./arbresh.info/
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre