Një kompani e cila bënte eksport dhe import të produkteve në Kosovë, ishte e detyruar që të paguante taksa në vlerë prej 489 mijë e 762 eurove në Doganën e Kosovës. Afati për të paguar borxhin ishte 10 ditë, por kompania nuk e pagoi këtë borxh dhe u lejua të ekportonte dhe importonte mallra edhe më tutje.
Këto janë të gjeturat e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) në Doganën e Kosovës për vitin 2016.
Sipas të gjeturave të Zyrës Kombëtare të Auditimit, edhe pse kjo kompani nuk i kishte kryer obligimet, kishte vazhduar me importin dhe eksportin edhe gjatë vitit të kaluar.
“Drejtori i DK-së konform kompetencës ligjore të deleguar nga Drejtori i ATK-së me nr. ZDP-14/2014 për subjektet të cilat janë aktive dhe kanë obligime të taksës së doganës dhe TVSH-së, duhet të merr vendim që të ju ndalohet zhvillimi i procedurave eksport-importe”, njofton Auditori Gjeneral.
Ndërsa, Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se një kompani nuk e kishte paguar borxhin paraprak prej rreth 500 mijë eurove, dhe kishte vazhduar të bëjë eksport dhe import të mallrave.
“Ndaj një subjektit ishte lëshuar aktvendimi, sipas të cilit ishte obliguar që në afat prej dhjetë (10) ditësh të paguaj obligimin prej 489,762€, ose të bëjë programim të borxhit, në të kundërtën do t’i ndalohet zhvillimi i procedurave eksport-import”, thuhet në raport.
“Auditimi ynë shpalosi se edhe pse ky subjekt nuk kishte kryer obligimet dhe nuk kishte bërë marrëveshje për ri-programim të borxhit, kishte realizuar eksporte-importe gjatë gjithë vitit 2016″, njofton Auditori Gjeneral.
Sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), mos ndërmarrja e veprimeve konkrete për ndalimin e zhvillimit të procedurave eksport-importe, ndikon në pamundësinë e inkasimit të të arkëtueshmeve si dhe në trajtimin jo të barabartë në raport me subjektet tjera ndaj të cilave është pezulluar e drejta për eksport-importe.
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj