Dogana nuk i bashkohet grevës së paralajmëruar

12:13 | 13 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Sindikata e Doganës gjatë ditës së djeshme kishte paralajmëruar se përkrahin çdo ligj të favorshëm dhe i cili ndikon drejtpërdrejtë në ngritjen dhe ruajtjen e mirëqenies sociale të punonjësve.

Mirëpo, edhe përkundur paralajmërimit kjo sindikatë nuk ju ka bashkuar grevës që është mbajtur sot.

Këtë e ka konfirmuar për Insajderin, Kryetari i Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës, Ali Vitija i cili tha se nuk janë duke mbajtur grevë, por pajtohen që Ligji për Paga të kaloj.

“Jo ne nuk kemi mbajt grevë, e respektojmë vendimin e Kushtetuese për pezullim të përkohshëm, por ne pajtohemi që Ligji i Pagave me ec tutje. Pasi vendimi të Gjykatës Kushtetuese ne jemi duke u marr se qysh mundem me zhblloku këtë proces, sepse është në të mirën e vendit, sepse trazirat sociale nuk i konvenojnë askujt”, tha Vitija.

Përmes një njoftimi për media kishin bërë të ditur se përkrahin dhe kërkojnë zbatimin e Ligjit të Pagave ashtu siç është.

“Referuar ligjit në fjalë Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës – SPDK konsideron se ligji i pagave i sponsorizuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe votuar nga shumica e deputeteve të Parlamentit të Republikës së Kosovës gëzon përkrahjen e shumicës së të punësuarve në institucionet Republikës së Kosovës. Andaj mbi bazën e kësaj Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës përkrah dhe kërkon zbatimin e Ligjit të Pagave ashtu siç është, pasi që i njëjti mund të plotësohet nëse janë bërë lëshime teknike gjatë procesit”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme