Dogana e Kosovës njofton se ka realizuar me sukses disa operacione kontrolli gjatë kësaj jave të cilat kanë çuar në zbulimin e aktiviteteve të ndryshme të paligjshme në disa lokacione të ndryshme të vendit.
Rasti i parë është në Fushë Kosovë ku zyrtarët e Doganës gjatë një kontrolle në një subjekt, kanë zbuluar një hapësirë prodhimi/falsifikimi të mallrave pa prejardhje të qartë, përcjell Arbresh.info.
Janë sekuestruar:
• 9,560 copë maica për të rritur me marka të ndryshme
• 4,300 copë etiketa letre me mbishkrimin e firmave të njohura
• Disa makina qepje.
“Lidhur me këtë rast, është njoftuar menjëherë Prokuroria. Pas intervistimit të palës së përfshirë, janë ngritur kallëzime penale për: Tregti të ndaluar, Prodhim të paautorizuar si dhe mashtrim të konsumatorëve”, thuhet në njoftim.
Rasti i dytë është në Mitrovicë ky zyrtarët doganor kanë kryer kontroll në një subjekt që merrej me shitjen e automjeteve të përdorura.
Gjatë këtij kontrolli, janë identifikuar 37 automjete të ndryshme të pazhdoganuara, të cilat subjekti kishte për qëllim t’i përdorte për pjesë këmbimi.
Automjetet janë dërguar për verifikim për të parë nëse janë të kërkuara, dhe pas përfundimit të kësaj procedure, rasti do të trajtohet më tej në koordinim me Prokurorinë.
Rasti i tret është në Gjilan, ku pas pranimit të informacionit Dogana e Kosovës ka kryer kontroll në një subjekt dhe janë zbuluar dhe sekuestruar mall pa dokumentacione, të cilat dyshohet se është kontrabanduar në Kosovë.
Malli i sekuestruar përfshin:
• 10 copë helmeta të ndryshme për motoçikleta – të reja
• 16 copë goma të ndryshme për motoçikleta – të reja
• 3 copë maska ballore për motoçikleta Yamaha Nmax – të përdorura
Ndaj palës janë inicuar procedurat kundërvajtëse./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...