Njësiti i Doganës së Kosovës gjatë kësaj jave kanë realizuar kontrolle dhe kane arritur të parandalojnë kontrabandën e mallrave.
Sipas njoftimit, gjithsej janë parandaluar 14 raste të tentim kontrabandës, në dy raste të ndara janë zbuluar mallra të ndaluara, arme dhe substanca narkotike.
Gjithashtu në terminalet doganore gjatë zhdoganimit te mallrave janë gjetur (parandaluar) 7 raste të mos-deklarimit të saktë, respektivisht tentime për të shmangur pagesat e taksave.
Më poshtë gjeni ngjarjet e konfiskimit të publikuara nga faqja zyrtare e Doganës së Kosovës:
Kontrolli i autobusit: Në fillim të javës, njësitet antikontrabandas kanë parandaluar tentativën e futjes së mallrave të paligjshme përmes një autobusi. Ky aksion ka vazhduar edhe në lokacionin e importuesit, ku janë zbuluar dhe sekuestruar mallra të paligjshme.
Zbulimi i armëve dhe substancave stimuluese seksuale: Gjatë kontrollit në rajonin e Ferizajit te një subjekt tregtare, është zbuluar një armë ilegale. Po ashtu, në kontrollin e disa subjekteve në rajonin e Prishtinës janë zbuluar edhe sekuestruar 40,000 euro në mallra, përfshirë stimulues seksual.
Kontrolli i subjekteve të ndryshme: Aksionet kanë vazhduar në disa rajone të Kosovës, duke përfshirë Prishtinën, Gjilanin, Podujevën dhe Prizrenin, ku janë kontrolluar subjekte të ndryshme dhe janë zbuluar mallra të huaja pa dokumentacionin e nevojshëm për t’i zhdoganuar. Në Prizren, gjatë një kontrolli në një subjekt që merret me shitjen e telefonave, janë gjetur 19 telefona pa dokumentacionin e duhur.
Kontrolli në terminalet doganore: Kontrolli i realizuar në terminalet e brendshme doganore ka zbuluar 7 raste të mos-deklarimit të saktë të mallrave. Në një prej rasteve, është vënë në dukje një permutacion i mallrave për të shmangur pagesat e taksave importuese. Gjithashtu, janë zbuluar raste të mallrave të përziera nga Turqia dhe nga India, ku 3 prej tyre janë dyshuar për shkelje të ligjit mbi pronësinë intelektuale dhe janë dërguar për verifikim.
Substanca narkotike: Sot, gjatë një kontrolli të pakove në postën doganore, janë gjetur 197 pilula narkotike të llojit ekstazi si dhe një qese me përmbajtje 37% THC, të cilat janë dorëzuar tek policia e Kosovës për hetim dhe veprime të mëtejshme.
Dogana e Kosovës ka aplikacionin e Dogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi. /arbresh.info/
Më poshtë gjeni pamje të publikuara nga Dogana:
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...