Dogana konfiskon mall me vlerë mbi 10 mijë euro

15:02 | 12 Shtator 2024
E.K

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar  mall me vlerë mbi 10 mijë euro në fshatin Sllatinë të Vitisë.

Sipas njoftimit të Doganës, autoritetet kanë ndjekur dhe ndaluar një automjet me targa kosovare që kishte hyrë ilegalisht nga brezi kufitar me Maqedoninë e Veriut.

Gjatë kontrollit, janë konfiskuar 546 kilogramë mjaltë dhe 465 kilogramë duhan të papërpunuar. Vlera totale e mallrave sipas tregut arrin mbi 10 mijë euro, ndërsa shmangia nga taksat doganore është mbi 18 mijë euro.

Automjeti dhe mallrat e kontrabanduara janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor në Ferizaj për procedura të mëtejshme. Rasti do të trajtohet nga njësitë relevante të Doganës së Kosovës, sipas njoftimit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme