Sistemi ASYCUDA që shërben për zhdoganim e mallrave në Doganën e Kosovës ka rënë gjatë ditës së sotme dhe i njejti pritet të rregullohet deri nesër. Mallrat nuk mund të doganohen pa u rregulluar ky sisitem. Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci tha për Gazetën Express, se po punohet për t’u rregulluar serveri, mirëpo sipas tij gjatë të shtunave nuk ka doganim të madh.
Express ka raportuar për rënien e sistemit të Doganës, këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci
“Është prish një lloj serveri, jemi tu punu me rregullu. Sot është prish, deri nëser pritet mu rregullu”, tha Stavileci.
Mallrat nuk mund të kalojnë pa u zhbllokuar ky sistemi. Megjithatë, Stavileci thotë se dita e shtunë nuk ka doganim te madh.
“Nuk mujn me pas doganim pa u ndreq sistemi, zakonisht e shtunja nuk është një ditë që ka doganim të madh. Shpresoj që e rregullojnë”, përfundoi ai. /Express/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...