Dogana e Kosovës përmes një njoftimi ka thënë se sot njësitet e doganës kanë realizuar një aksion në qytetin e Ferizajit ku edhe kanë arritur të gjejnë medikamente të kontrabanduara në vlerë rreth 5000 euro.
Sipas tyre për herë të parë që nga lansimi i sistemeve elektronike (respektivisht e-dogana) dogana ka pranuar informacion nga qytetarët e përgjegjshëm lidhur me parregullsitë potenciale.
“Bazuar në informatat e pranuara përmes aplikacionit e-dogana për raportimin e parregullsive kanë organizuar një kontrolle në një Barnatore në Ferizaj dhe ketë rast është hasur në mallra të kontrabanduar në vlerë rreth 5,000.00 Euro. Gjithashtu në këtë lokacion është gjetur edhe një bunker i posaçërisht i ndërtuar për fshehjen e mallrave të kontrabanduara. Mallrat janë sekuestruar dhe ndaj palës janë iniciuar procedurat kundërvajtëse, thuhet në njoftim.
Në njoftim thuhet se në këtë lokacion është gjetur edhe një bunker i posaçërisht i ndërtuar për fshehjen e mallrave të kontrabanduara. Mallrat janë sekuestruar dhe ndaj palës janë iniciuar procedurat kundërvajtëse.
“Dogana e Kosovës falënderon dhe inkurajon qytetarët që të bashkëpunojnë dhe te raportojnë të gjitha parregullsitë qe lidhen me veprimtarinë e Doganës përmes aplikacionite-Dogana”, thuhet mes tjerash në njoftim./arbresh.info
Policia shqiptoi mbi dy mijë gjoba trafiku për 24 orë
Qeveritë në Paris dhe Berlin mbeten pa para
Arrestohen dy persona në Lipjan pas një mosmarrëveshje për p...
Shtetasit turk i vjedhet një çantë në Prishtinë, i’a m...
Zhduken dy gra në dy raste të ndara në Rahovec
“Ndaluni të gjithë, Kosova është Kosovë ose Kosova është Shq...