Google ADS

Dogana kap 48 mijë copë cigare në tri rajone të Kosovës

14:40 | 9 Maj 2018
Arbresh.info

Njësitë e Doganës së Kosovës gjatë këtyre ditëve kanë konfiskuar në disa raste të ndara, sasi të konsiderueshme të duhanit, më saktësisht 48 mijë copë cigare.

Kështu ka bërë të ditur ky institucion përmes një njoftimi për media, ku ka shpalosur edhe detaje nga aksionet.

“Fillimisht gjatë kontrollës rutinore në aksin rrugor drejtimi Lipjan –Magurë është ndaluar një automjet me targa të Kosovës ku pas kontrollit rezultojë me sasi të konsiderueshme të duhanit pa banderola të cilat ishin të kontrabanduara. Derisa në një aksion në qytetin e Pejës si dhe në atë të Istogut për zbulim të cigareve pa banderola janë gjetur cigare pa banderola RKS të cilat edhe janë konfiskuar. Kurse në një aksion në Prishtinë janë kapur sasi e konsiderueshme e duhanit pa banderolla në disa lokacione”, ka shpjeguar Dogana.

Ndaj personave janë duke nisur procedurat kundërvajtësve.

Dogana iu bën thirrje qytetarëve që të lajmërojnë raste e duhanit pa banderola pasi përveç dëmit financiar që shkaktojnë në buxhetin shtetëror, analizat kanë treguar që duhani pa banderola nuk është nga prodhues origjinal dhe është i falsifikuar derisa në përmbajtjen e tij jo gjithmonë ka duhan.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme