Google ADS

Dogana jep detaje për policin e suspenduar, iu gjetën mbi 1 mijë fishekë të jashtëligjshëm në veturë

13:45 | 15 Gusht 2022
A. B.

1074 copë fishekë janë zënë mbrëmë në orët e vona në pikëkalimin kufitar të Vërmicës.

Krahas fishekëve, është sekuestruar edhe një thikë gjuetie.

Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, automjeti po drejtohej nga një i dyshuar, shtetas kosovar, i cili ka tentuar të ikë, duke shmangur kontrollën doganore.

I njëjti është urdhëruar të ndalohet për kontroll në vijën e dytë, ku edhe iu gjet municioni i kamufluar në pjesën e gomës rezervë.

I dyshuari në fjalë, sipas Inspektoratit Policor, është zyrtar policor, i cili në kohën e kryerjes së veprës penale në fjalë ka qenë jashtë detyrës zyrtare.

Për të njëjtin është kërkuar suspendim nga ana e IPK-së, teksa Dogana njofton se është inicuar rasti për kontrabandim të municionit. /arbresh.info/

lexo edhe:

Suspendohet zyrtari policor, dyshohet për “import e shitje të paautorizuar të armëve”

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme