Dogana gjen kanabis në një pako nga SHBA, ndalohet pranuesi

13:42 | 11 Korrik 2024
E.G

Dogana e Kosovës në Zyrën Doganore të Postës së Kosovës, gjatë ekzaminimit të dërgesave postare nga SHBA, në një pako, është hasur substancë narkotike Kanabis sativa me peshë neto 1 kg.

Sipas njoftim, Dogana e ka njoftuar policinë ku edhe është kryer dorëzim-pranimi i mallit.

Ndërkaq, pranuesi i pakos është ndaluar.

“Më datë 10.07.2024, në ora 11:00, në Zyrën Doganore të Postës së Kosovës, gjatë ekzaminimit të dërgesave postare nga SHBA , në një pako , është hasur në substancë narkotike Kanabis sativa me peshë  neto 1 kg. Dogana ka njoftuar Policinë e Kosovës ku është konfirmuar se kemi të bëjmë me substancë narkotike. Është kryer dorëzimi-pranimi i mallit dhe sipas Policisë së Kosovës, është identifikuar personi fizik (pranuesi i pakos) i cili eshte ndaluar. “, thuhet në njoftimin e Doganës./Arbresh.info/

Të ngjashme