Dogana e Kosovës sqaron për procesin e zbatimit të politikave të reja fiskale që kanë hyrë në fuqi me një udhëzim të Qeverisë së Kosovës.
Dogana sqaron se është themeluar me vendim komisionin i përbashkët i përberë nga Ministria e Financave, ATK dhe Dogana, për trajtimin e te gjitha kërkesave për TVSH dhe për lirim nga taksa doganore dhe akcizës në import.
Ky është njoftimi i plotë:
Dogana e Kosovës me qëllim të qartësimit, lajmëron të gjitha kompanitë, asociacionet e biznesit si dhe palët e interesuara që zbatimi i politikave të reja fiskale respektivisht vendimeve të qeverisë 13 dhe 14 të datës 6 Tetor 2017 behën sipas procedurave te aprovuara nga Qeveria dhe udhëzimeve për zbatim nga Ministria e Financave. Sipas vendimeve të qeverisë dhe udhëzimeve të pranuara për zbatimin e këtyre vendimeve, është themeluar me vendim komisionin i përbashkët i përberë nga Ministria e Financave, ATK dhe Dogana, për trajtimin e te gjitha kërkesave për TVSH dhe për lirim nga taksa doganore dhe akcizës ne import. Prandaj çdo vendim-autorizim te këtij komisioni te përbashkët , Dogana e Kosovës është e obliguar vetëm te zbaton ne praktikë me rastin e importit.
Dogana nga ana tjetër nga 1 Janari ka marre te gjitha veprimet dhe ka përgatitur të gjithë infrastrukturën për të zbatuar në saktësi të gjitha vendimet e komisionit për lirim nga taksat ne import sipas vendimit te qeverisë . Deri tani Dogana është duke zbatuar saktë dhe drejt të gjitha vendimet për lirim sipas autorizimeve nga komisioni i përbashkët MF, ATK dhe Dogana.
Të gjitha kërkesat nga komuniteti i biznesit , si qartësimet dhe pyetjet eventuale, duhet të adresohen tek ky komision i përbashkët.
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...