Dogana e Kosovës njofton se ka përfunduar vitin 2024 me rezultate mbresëlënëse në të gjitha fushat e operimit, duke dëshmuar një angazhim të palëkundur për efikasitet dhe mbështetje të ekonomisë së vendit.
Të dhënat e paraqitura në konferencën përmbyllëse të fund vitit flasin për një vit suksesi të jashtëzakonshëm, duke tejkaluar projeksionet financiare dhe duke ndihmuar zhvillimin e sektorit privat përmes reformave dhe inovacioneve teknologjike, transmeton Arbresh.info.
– Të hyrat
“Dogana e Kosovës do të përmbyll vitin me të hyra prej mbi 1 miliardë e 823 milion euro për buxhetin e Republikës së Kosovës, duke tejkaluar vitin paraprak me mbi 150 milion euro apo 9% si dhe projeksionin vjetor me 50 milionë euro ose 3% më shumë. Rritja e të hyrave është arritur pavarësisht zgjerimit të gamës së produkteve të liruara nga taksat doganore, si makineritë, lëndët e para dhe burimet e energjisë, në kuadër të skemave mbështetëse për prodhuesit vendor, si dhe pjesë së thelluar produkteve për te cilat zbatohet marrëveshjet e tregtisë së lirë. Efekti në këto kategori sivjet ka arritur në 367 milionë euro, një rritje prej 10% apo 34 milion euro me shumë krahasuar me vitin e kaluar”, thuhet në njoftimin për media.
Tutje bëhet e ditur se përkundër këtyre lirimeve, Dogana vazhdoi të tejkalojë mbi dyfish trendin e rritjes ekonomike të vendit, duke shfaqur një efikasitet të qëndrueshëm në luftimin e ekonomisë joformale dhe zbatimin e reformave strategjike.
– Përmirësime operacionale dhe shërbime të avancuara
Dogana e Kosovës ka proceduar gjithsej 536,212 deklarata doganore, një rritje prej 10.7% krahasuar me vitin 2023.
“Porti i Durrësit shënoi një rritje të konsiderueshme, duke arritur 72,956 deklarata ose 17% më shumë. 70% e dërgesave u proceduan në terminalet shtetërore, ku këto dy masa së bashku kanë kontribuar në kursimin operativ të mbi 20 milionë eurove për ekonominë e Kosovës”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
– Teknologjia dhe reformat në Doganë
Në vitin 2024, Dogana e Kosovës ka vendosur themelet për të nisur zbatimin e Aplikimit e Inteligjencës Artificiale, me qëllim përmirësimin e proceseve të kontrollit dhe lehtësimin e tregtisë. Një projekt po ashtu shumë i rëndësishëm ka qenë rekrutimi i 115 zyrtarëve të rinj përmes një procesi të bazuar tërësisht në meritokraci, në bashkëpunim me projektin e BE-së për reformën e Menaxhimit të Financave Publike.
– Zhvillimet tjera
Aderimi në Konventën e Stambollit, anëtarësimi në nëngrupin verior të rajonit të Evropës në OBD, dhe se fundi nënshkrimi i me Arabinë Saudite nga ana e ministrit te MFPT, janë mundësi të shkëlqyera për bashkëpunim ndërkombëtar, shkëmbim të informacionit, përshpejtim të procedurave dhe aktivitete tjera të rëndësishme për zhvillim të politikave dhe procedurave Doganore.
Me hyrjen ne fuqi të Kodit Doganor jemi në proces të avancimeve në thjeshtëzimin e procedurave, ofrimin e sistemit te automatizuar, reduktimin e barrës se shpenzimeve, janë vendosur kushtet dhe parimet për licencim te agjentëve doganor etj.
Gjithashtu, rekrutimi i stafit prej 115 zyrtareve doganor përmes një procesi te zhvilluar me meritokraci është një nga zhvillimet e mëdha te këtij viti.
– Plani i së ardhmes
Ngritja e Kapaciteteve përmes programit për lehtësim të transportit dhe Tregtisë (TTFP) ku me inicimin e Zyrës së Kryeministrit, institucionet relevante me tregtinë dhe transportin janë angazhuar me Bankën Botërore për të avancuar kapacitetet, Dogana e Kosovës me sukses ka negociuar 5 projekte që kapin koston prej 17.25 milion EUR e te cilat përshijnë:
– Furnizimin me skanerë,
– Automatizimin e plote te proceseve kufitare,
– Ndërtimin e ndërtesës së Terminalit në Vermicë, me qëllim të vendosjes në terminal të përbashkët me autoritetet e Shqipërisë,
– Dritaren e Vetme Kombëtare (platformë për përfshirjen e të gjitha institucioneve në një dritare të vetme),
– Avancimin e mëtejmë i proceseve të sistemeve të TI dhe NCTS- Sistemi i ri kompjuterik për transitin e përbashkët
Në relevancë me këtë dhe procese tjera edhe Komisioni Evropian ka vlerësuar pozitivisht përpjekjet e Doganës në zbatimin e reformave të mëparshme, duke përfshirë përmirësimet në legjislacion, lehtësimin e tregtisë, zhvillimin e infrastrukturës dhe zbatimin e rekrutimit të bazuar në meritë.
Ndërkaq, një hulumtim i realizuar nga USAID ne bashkëpunim më kompaninë implementuese Data4X, ku janë përfshirë 127 biznese ka gjetur një nivel të lartë kënaqshmëria ndaj shërbimeve doganore:
37% e bizneseve janë shumë të kënaqura,
29% janë të kënaqura, dhe
18% janë deri diku të kënaqura.
Këto rezultate janë dëshmi e progresit të Doganës, por edhe një udhërrëfyes për përmirësime të mëtejshme në shërbime.
Dogana e Kosovës vlerëson rëndësinë e vazhdimit të reformave dhe investimeve në teknologji për të përballuar sfidat e së ardhmes. Rezultatet e këtij viti janë tregues i qartë i përkushtimit tonë për të mbështetur zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke ofruar shërbime të shpejta, transparente dhe efikase për qytetarët dhe bizneset.
“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar për të kontribuar në rritjen ekonomike dhe integrimin e vendit në tregjet ndërkombëtare përmes transparencës, profesionalizmit dhe bashkëpunimit të ngushtë me sektorin privat dhe partnerët ndërkombëtarë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Kolona në Merdare dhe te Dheu i Bardhë, mërgimtarët po presi...
Detaje të reja për rastin në Mal të Zi
Aksidenti i rëndë i mori jetën 24-vjeçares, policia arreston...
Luftë, vrasje, tensione dhe katastrofa, ngjarjet që tronditë...
Superkupa e Italisë: Sot dhe nesër zhvillohen gjysmëfinalet,...
Vdes Anton Berisha, ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme