Dogana e Kosovës thotë se fillimi i muajit nëntor shënoi një arritje historike për këtë institucion, pasi janë mbledhur mbi 1.5 miliardë euro të hyra. Kjo shifër, sipas tyre, përfaqëson një rritje të dukshme prej 10.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas njoftimit nga Dogana e Kosovës gjatë njëmbëdhjetë muajve të parë të vitit 2023, të hyrat e mbledhura ishin 1.36 miliardë euro, ndërsa këtë vit janë mbledhur 146.1 milionë euro më shumë.
“Ky trend pozitiv, që ka nisur të shfaqet vitin e kaluar, ka vazhduar të përforcohet në vitin 2024, duke konfirmuar përkushtimin e Doganës për të maksimizuar të hyrat”, thuhet në njoftim.
Ata kanë renditur disa nga pikat që ndihmuan në këtë rritje rekorde të të hyrave siç janë përmirësimi i Procedurave Doganore, lufta kundër kontrabandës e rritja e transparencës.
“Përmirësimi i Procedurave Doganore: Implementimi i teknologjive të avancuara dhe procedurave të thjeshtuara ka kontribuar ndjeshëm në efikasitetin e procesit; Lufta kundër kontrabandës: Masa të intensifikuara në bashkëpunim me agjencitë e tjera kanë ndihmuar në uljen e aktiviteteve ilegale dhe rritjen e të hyrave; Rritja e transparencës: Fushatat për të edukuar publikun dhe bizneset mbi përputhshmërinë ligjore kanë rritur ndërgjegjësimin dhe përputhshmërinë, duke sjellë përfitime për të gjithë”, thuhet tutje në njoftim.
Tutje nga dogana thonë se mbeten të angazhuar për të vazhduar kontrollet rigoroze duke bashkëpunuar ngushtë me autoritetet kompetente për të mbrojtur ekonominë dhe sigurinë e vendit, derisa kane inkurajuar qytetarët të raportojnë çdo akt të dyshimtë ose jo etik.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje