Dogana e Kosovës ka njoftuar për konfiskimin e disa kavanozëve me mjaltë Manuka në Aeroportin e Prishtinës. Mësohet se udhëtari që udhëtonte me linjën Stamboll-Prishtinë nuk e kishte deklaruar mallin e tij.
Sipas informacionit nga Dogana, vlera totale e mallit të padeklaruar është 2,922.78€, ndërsa shmangia nga obligimet doganore është llogaritur në 871.00€.
Njoftimi i plotë:
Konfiskimi i mallrave të padeklaruara në Aeroport
Më datë 12.09.2024, rreth orës 20:15, në Pikën e Kalimit Kufitar Aeroporti – Arritje, gjatë fluturimit të linjës Stamboll – Prishtinë, është selektuar për
kontroll një udhëtar, i cili kishte zgjedhur kanalin e gjelbër për të kaluar.
Pas kontrollit të valixheve dhe analizës së imazheve nga skaneri, u hasën mallra të padeklaruara si më poshtë:
– 38 copë Mjaltë Manuka “AIRBORNE” 30+ (500 gr), me vlerë 2,047.44€
– 18 copë Mjaltë Manuka “AIRBORNE” 50+ (500 gr), me vlerë 875.34€
Vlera totale e mallit të padeklaruar është 2,922.78€, ndërsa shmangia nga obligimet doganore është llogaritur në 871.00€.
Ky rast është trajtuar sipas procedurave ligjore të Doganës së Kosovës, dhe rrjedhimisht mallrat janë sekuestruar.
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar për të ruajtur sigurinë dhe integritetin e kufijve tanë, duke garantuar që të gjitha mallrat të deklarohen në përputhje me ligjin./Arbresh.info
;
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...
Nga transferimit tek Cluji, humbja e babait deri tek mosftes...