Google ADS

Dogana e Kosovës kërkon mbi 100 doganierë

15:56 | 9 Mars 2024
R J

Dogana e Kosovës ka shpallur konkurs për pranimin e oficerëve doganor.

Në njoftim thuhet se  vende të lira pune janë 115.

Qytetarët që duan të aplikojnë për pozitën oficer, duhet plotësuar disa kritere, ku njëri nga kriteret e përcaktuara është edhe mosha.

Pika 3 tek kriteret e paraqitura thotë se aplikuesi duhet të jetë i moshës 18 deri në 30 vjeç.

Ndryshe, konkursi i rekrutimit për oficerë doganor do të jetë i hapur prej 07.03.2024 deri më 22.03.2024./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme