Google ADS

Dogana e Kosovës e gatshme të marr rol në luftimin krimeve ndërkufitare

14:43 | 13 Prill 2017
Arbresh.info

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Ruairí O’Connel së bashku me Adam Ëindroë, sot ishte në një vizitë në Drejtorin e Përgjithshme të Doganës së Kosovës ku edhe u prit nga Drejtori i përgjithshëm Bahri Berisha me bashkëpunëtor.

Drejtori I Përgjithshëm Berisha fillimisht informoj z. O’Connel me zhvillimet e Doganës në përgjithësi, progresin e arritur në mbledhjen efektive të të hyrave, sfidat e vazhdueshme dhe planet zhvillimore të Doganës së Kosovës.

Në një komunikatë për media nga Dogana e Kosovës thuhet se gjithashtu drejtori i përgjithshëm falënderoi shtetin Britanik për mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar Britania në themelimin dhe funksionalizimin e Doganës së Kosovës që nga vitit 2000 e tutje.

“Britania e Madhe ka qenë një ndër kontribuuesit në zhvillimin e Doganës së Kosovës gjatë viteve të fundit prandaj edhe drejtori i përgjithshëm shprehi falënderimet më të larta për ambasadorin O’Connel si dhe kërkoj që të Britania e Madhe të vazhdoj të përkrah zhvillimin e mëtejmë të organizatës sonë”, theksohet në komunikatë.

Thellimin i bashkëpunimit të ndërsjellët në fushën e doganës ishte edhe një ndër temat e diskutimit.

Gjithashtu u diskutuan edhe temat e ndryshme duke theksuar se tanimë Dogana e Kosovës është e gatshme të marr rol në luftimin krimeve ndërkufitare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme