Në kuadër të takimit të 20-të të Organizatës Botërore të Doganave, janë duke u zhvilluar sesionet e Grupit kundër Falsifikimit dhe Piraterisë (CAP), ku përfaqësues nga administratat anëtare, Zyrat Ndërlidhëse të Inteligjencës Rajonale të OBD-së, organizatat vëzhguese, mbajtësit e të drejtave dhe subjektet e sektorit privat u mblodhën për të biseduar rreth iniciativave globale kundër falsifikimit dhe piraterisë.
Në këto takime të rëndësishme, Dogana e Kosovës përfaqësohet nga Sadije Topojani dhe Atasheu Doganor Bekim Mehmetaj, të cilët ndanë me audiencën sukseset e shquara të Kosovës në luftën kundër tregtisë së paligjshme, përcjell Arbresh.info.
“Ne shprehim mirënjohjen tonë të lartë për vlerësimet e Sekretariatit të OBD-së, duke falënderuar Doganën e Kosovës për rolin dhe kontributin e saj si bashkëpjesëmarrëse në operacionet ndërkombëtare kundër tregtisë së paligjshme, me theks të veçantë në të drejtat e pronësisë intelektuale dhe mallrat pirate. Në operacionet e organizuara nga OBD për periudhën raportuese, janë identifikuar më shumë se 4,000 raste shkeljesh të të drejtave të pronësisë intelektuale dhe mallrave pirate”, thuhet në njoftimin për media.
Tutje, thuhet se Dogana e Kosovës mbetet e vendosur në përkushtimin e saj për të luftuar falsifikimin në kuadër të operacioneve globale të udhëhequra nga OBD, me qëllim parandalimin e tregtisë së paligjshme të mallrave që cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale (IPR).
“Në mënyrë të veçantë, vlen të theksohet se Dogana e Kosovës ka arritur me sukses të ndërmarrë veprime dhe parandalojë mbi 1,100 raste të mallrave që dyshohen se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale, me vlerën totale të mallrave të ndaluara që kalon mbi 23 milionë euro nga viti 2022 e deri më tani”, njofton Dogana e Kosovës.
Në fjalimin e tij, Sekretari i Përgjithshëm OBD-së Dr. Mikuriya, ka shprehur vlerësimin për kontributet pozitive të Grupit CAP të OBD-së që nga krijimi i tij në vitin 2009, duke theksuar rolin kryesor të tij në përparimin e Sekretariatit kundër falsifikimit dhe piraterisë.
Ai ka shtuar theksin në arritjet e këtij grupi, duke përfshirë dy rishikime të mandatit dhe zhvillimin e mjeteve për të ndihmuar anëtarët në parandalimin e tregtisë së paligjshme të mallrave që shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale.
Sekretari i Përgjithshëm ka nënvizuar nevojën për Doganat të fokusohen në tregtinë elektronike, duke e njohur atë si metodën kryesore të përdorur nga kriminelët për të transportuar mallra të falsifikuara.
Ai ka përmbyllur fjalimin e tij duke thirrur për bashkëpunim të shtuar mes mbajtësve të të drejtave dhe Doganave, me qëllim kufizimin e ndjeshëm të tregtisë së produkteve të falsifikuara./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...