Google ADS

Dogana dhe policia aksion në veri, cak barnatoret

11:03 | 7 Mars 2024
R J

Policia dhe dogana janë duke zhvilluar kontrolle në dy lokacione në Zveçan dhe në Mitrovicën veriore.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëvendës drejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës veriore Veton Elshani.

Sipas informacioneve aksioni është duke u zhvilluar në barnatoren “Oreol” në Mitrovicën veriore – Dogana e Kosovës momentalisht është duke bërë kontrolla si dhe në Zveçan një aksion tjetër.

Policia e Kosovës e rajonit të Veriut është duke e asistuar doganën.

Kontrolli kryhet për shkak të dyshimit për kontrabandë me mallra, gjegjësisht produkte mjekësore./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme