Personat e arrestuar përfshijnë pronarin e mallit dhe shoferin e kamionit, të cilët dyshohen se kanë kryer vepra të dënueshme.
Pas hetimeve dhe mbledhjes së provave të mjaftueshme, u ndërmorën veprimet e arrestimit të këtyre persona të dyshuar për këto veprat:
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se të dyshuarit kanë kryer këto vepra të paktën në dy raste të veçanta.
Në mënyrë të veçantë dyshohen për manipulimin e mallrave gjatë procedurave doganore, duke synuar shmangien e pagesës së detyrimeve doganore dhe shkeljen e sigurisë së plombave zyrtare të vendosura nga Dogana e Kosovës.
Me urdhër të Prokurorit të rastit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet e mëtejshme janë në zhvillim e sipër për të përcaktuar përmasat e plota të këtyre veprimeve.
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjeve dhe në mbrojtjen e integritetit të kufijve të Kosovës.
Këto veprime tregojnë përkushtimin tonë të pandalshëm për të parandaluar çdo tentim për shmangie të detyrimeve doganore dhe për të siguruar që të gjithë ata që thyejnë ligjin të përballen me pasoja të ashpra.
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...