Dogana e Kosovës sot ka treguar para mediave të arriturat dhe sukseset e tyre gjatë vitit 2022.
Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Agron Llugaliu, ka thënë në këtë prezantim të të arriturave se ky institucion në vitin 2022 ka mbledhur mbi 1,4 miliardë euro, 3% apo 54 milionë euro më shumë se gjatë vitit 2021, raporton arbresh.info.
“Në vitin 2022 ne kemi arritur suksese të mëdha, ku kryesorja është se kemi mbledhur të hyra të mëdha. Ne në këtë vit kemi pasur të hyra mbi 1 miliardë e 400 milionë euro, që do të thotë 3% më shumë se sa në vitin 2021, apo thënë ndryshe, 54 milionë euro më shumë sesa ai vit”, tha Llugaliu.
Llugaliu theksoi se vendi që Kosova importon më së shumti është Turqia, ndërsa nga Serbia në Kosovë importohen 370 milionë euro produkte, e që sipas tij, kjo është shifër më e vogël se sa para 4 viteve, ku importi nga ky shtet fqinj ka qenë 450 milionë.
“Më së shumti Kosova importon nga Turqia, për shkak të rënies së numrit të automjeteve nga Gjermania, natyrisht për shkak të shtrenjtimit të çmimeve të tyre, ndërkaq për Serbinë, Kosova ka importuar në 2022-ën nga ta 370 milionë euro, shifër kjo më e vogël se sa në vitet 2017 apo 2018, ku kjo shifër arrinte shumën e 450 milionë eurove”, theksoi Llugaliu, raporton arbresh.info.
Gjithsej, Llugaliu tha se Kosova gjatë vitit të kaluar ka importuar 5.6 miliardë euro, ndërsa ka eksportuar vetëm 712 milionë.
“Sa i përket importit dhe eksportit, të dhënat tona tregojnë se këtë vit ka pasur 5.6 milionë euro mallra të importuar, ndërsa eksporti ka arritur shifrën e 869 milionë eurove, 22% më shumë se viti 2021, ku shifra ishte 712 milionë euro.”, tha ai.
Ai tregoi edhe për masat e ndryshme që kanë ndërmarrë gjatë vitit 2022, ndër to 16 të arrestuar dhe 1,8 milionë euro gjoba./arbresh.info/
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...