Votimi kundër i anëtarit serb të presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, ka pamundësuar njohjen e Kosovës nga ky shtet, edhe pse në presidencë, dy anëtarët tjerë ishin pro.
Siç ka bërë të ditur njëri anëtar, Zhelko Komshiq, të enjten në mbledhjen e presidencës ai dhe kryesuesi Shefik Xhaferoviq votuan pro njohjes së Kosovës, por ishte Dodiku ai që doli kundër.
“Dodiku nuk ka pranuar njohjen e Kosovës si shtet të pavarur. Votuam 2 me 1 për këtë vendim. Ai ishte kundër dhe kjo do të jetë çështje për javët e ardhshme. Pritet që Dodiku të kërkojë mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Republikës Serbe dhe të prezantojë aty çështjet ku Kosova lidhet me ‘storie të rrezikshme që mund të përshkallëzojë në storie ndarjeje’, dhe besoj se e dini të gjithë ku shpien kjo”, ka thënë Komshiq, raporton “Klix”.
Vendimi për çështjen e Kosovës nuk është përfundimtar. Palët janë pajtuar të ketë votim të dytë në mbledhjen e ardhshme, dhe nëse sërish rezultati është 2:1, Dodiku pritet të tërhiqet nga disa kërkesa të tij dhe të dërgojë çështjen e Kosovës në Asamble ku konsiderohet e sigurt se e ka të sigurt mbështetjen.
Komshiq po ashtu ka bërë të ditur se ai dhe Xhaferoviq kanë votuar kundër iniciativës së Dodikut që ambasada e BeH-së të zhvendoset në Jerusalem.
Sa i përket çështjes së “Mini-Schengenit”, presidenca e Bosnje dhe Hercegovinës ka vendosur ta përkrahë, por fillimisht duhet parë se si është paraparë bashkëpunimi.
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor