“Ne po jetojmë në një epokë kur pas disa vitesh apo dekadash do të duhet të krijohet një konfigurim i ri botëror. Serbët nuk duhet të zihen në befasi, por tani duhet të themi se në këtë shekull duam një shtet të vetëm, të përbërë nga Serbia, Republika Sërpska dhe nëse është vendim demokratik edhe nga Mali i Zi”, ka thënë Presidenti i Republikës Srpska në Bosnje e Hercegovinë, Milorad Dodik.
Dodik ka deklaruar se në vitet e ardhshme do të ketë një ekuilibër të ri të fuqisë në botë, kështu që siç pretendon ai, serbët në Ballkan duhet të marrin avantazhin e kësaj për të krijuar diçka të ngjashme me një “Serbi të madhe”
Sipas Dodikut në këtë shekull serbët duhet ta kenë një shtet të vetëm, ai ka thënë se pjesë të së cilit, duhet të jenë edhe Kosova dhe Mali i Zi.
“Më duhet ta them se Vuçiqi e ktheu këtë çështje në skenën ndërkombëtare nëpërmjet procesit të negociatave, por edhe përmes procesit të tërheqjes së njohjeve për Kosovën nga një numër i konsiderueshëm shtetesh”.
Sipas tij Serbët duhet të veprojnë pro intersave të Brintinës së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...