Google ADS

Dodik: Britanikët po spiunojnë Serbinë dhe presidentin Vuçiq

08:47 | 25 Qershor 2018
Arbresh.info

Spiunët britanikë po spiunojnë presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, thotë Milorad Dodik, president i Republikës Srpska! Dodik, në një intervistë për gazetën serbe Kurir, flet për dëshmi të shumta se shërbimet sekrete britanike kanë një qendër dëgjimi në Beograd, raporton Arbresh.info.

Ai supozon se e njëjta situatë është në Serbi dhe se kjo është një nga mënyrat për të destabilizuar Serbinë dhe Republikën Serbska.

I pyetur se ku janë provat për këtë që thotë, Dodik u përgjigje;

“Një qendër e posaçme operative e udhëhequr nga britanikët është ngritur në korrik. Ka edhe deklarata nga ambasadori britanik. Duhet të jetë e qartë për të gjithë se nuk ka të bëjë me ushtarë të zakonshëm, me këmbësorë …”, tha Dodik.

Presidenti i Republikës së Serbska shtoi se janë njerëz të angazhuar në punën e inteligjencës në bazë të teknologjisë shumë moderne dhe të sofistikuar.

I pyetur nëse ai e informoi Presidentin Vuçiq për këtë, Dodik u përgjigj se “Vuciq e di shumë mirë”./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme