Gjatë meshës solemne të Pashkëve të mbajtur në Katedralen “Nënë Tereza”, Ipeshkvi i Kosovës Imzot Dodë Gjergji tha se paqja e vërtetë është ajo që e ka burimin në drejtësinë e Zotit, ndërsa ka kërkuar që çdonjëri prej nesh të promovojë tolerancën ndër fetare dhe dashurinë ndër njerëzore. Ai i ka bërë thirrje bashkësisë fetare shumicë, që të mos hesht, e as të mos struket në pafajësinë e vet.
Imzot Dodë Gjergji njoftoi se në këtë shtator do të shugurohet Katedralja “Nënë Tereza” në Prishtinë.
“Po kremtojmë këtë Pashkë në këtë Kishë, në këtë Katedrale, të cilën po përgatitemi ta shugurojmë në shtator, në njëvjetorin e shenjtërimit të Nënës Terezë dhe gjatë gjithë vitit do të na prijë motoja ‘vjet në Romë e sivjet në Prishtinë”, tha Dodë Gjergji dhe shtoi se askush të mos ketë frikë, as ata që janë pagëzuar më parë dhe as ata që do të pagëzohen sonte.
Dodë Gjergji mes tjerash tha se paqja e vërtetë është ajo, që e ka burimin në drejtësinë e Zotit, kurse shtoi se në vendin tonë kanë kaluar shumë vite, që kur paqja është rënduar nga ata që e ndalen luftën, por kjo, siç tha ai, nuk do të thotë që “me ne mbretëron paqja, pasi që ajo akoma nuk ka depërtuar në mendjen dhe në zemrën e secilit dhe kemi shumë pasoja të dhimbshme. Siç janë individë të cilët nuk mund të përballojnë mungesën e paqes, dhe vendosin të vetëvriten. Familje që nuk arrin paqen brenda gjirit të vet, vendosin të divorcohen, rrjedhimisht t’i dënojnë fëmijët e tyre që të jetojnë dhe të rritën të vetmuar. Grupet që kanë arritur të ndalin luftën, nuk arrin të kuptojnë që më të njëjtën metodë, nuk kultivohet paqja”.
“Përfaqësues të shoqërisë dhe të pushtetit, që s’arrin të sigurojnë paqe për të gjithë, akuzojnë njëri tjetrin për mungesën e saj brenda nesh. Nuk mungojnë edhe ata që kanë frikë nga vetë paqja. E kjo i bënë të jenë në konflikt me të kaluarën, s’mund ta pranojnë të sotmen dhe nuk duan ta arrijnë të ardhmen, për të cilën të gjithë angazhohemi”, tha Imzot Dodë Gjergji.
I pari i Kishës Katolike në Kosovë, vlerësoi se duket që kur në ne mungon lufta, ne e kemi përdorur kohën, për t’i shpallur luftë vetvetes.
“Edhe tek ne, akoma pa u shuar krejtësisht ankthi dhe trishtimi i luftës së fundit, përditë e më shumë po rritet rreziku dhe ankthi nga terrorizmi. Prandaj askush nuk mund të jetë i përjashtuar, sepse të gjithë jemi të thirrur që të punojmë për paqen mes njerëzve dhe të mos pushojmë kurrë duke mësuar nga dashuria e Krishtit të kryqëzuar dhe te ringjallur. Nuk duhet të pushojë asnjë njeri, dhe asnjeri prej nesh, duke promovuar tolerancën ndër fetare dhe dashurinë ndër njerëzore. Edhe bashkësia fetare shumicë, nuk duhet të heshtë, e as të struket në pafajësinë e vet dhe duhet te tregohet më shume kreative, dhe të ketë më shumë guxim, për të shëruar këtë plagë brenda trupit të vet”, tha ai.
Në vazhdim të ceremonisë së Pashkëve, janë pagëzuar edhe disa besimtar të krishterë, ndërsa festa ka vazhduar me recitale dhe lutje të besimtarëve.
Kjo festë është duke u shënuar nën masat e rrepta të Policisë së Kosovës, e cila është mobilizuar për të parandaluar akte të mundshme të dhunës, ndërsa pranë të gjitha kishave ka prani të shtuar të policisë.
Sonte “Big Brother VIP 4”-Zbulohet se çfarë personazhe do të...
Dita Botërore e Gjuhës Rome, Kurti: Historia e saj është shu...
Sulmi në Gjermani, Biden: SHBA qëndron me aleatët kundër ter...
VV-ja bëhet anëtare e Internacionales Socialiste, e falënder...
Vetaksident në Sllatinë, lëndohet një person
Mbi 30 të vdekur nga përplasja e një kamioni dhe një autobus...