shati Dobërçan konsiderohet si fshati më i pastër në Kosovë. Pjesa dërmuese e banorëve të tij jetojnë jashtë vendit por ata janë organizuar dhe përveç që kanë realizuar shumë projekte kanë bërë që fshati i tyre të jetë shembull i rregullit dhe pastërtisë.
Apelet për ruajtjen e pastërtisë nuk janë të pakta nga qytetarët e Dobërçanit.
Mirëmbajtja dhe kujdesi që kanë ata për mjedisin vërehet në të gjitha rrugët e këtij fshati.
Mobilizimi i këtij komuniteti e ka bazën jashtë vendit.
Shoqata “17 shkurti” me bazë në Cyrih e themeluar nga qytetarët e Dobërçanit që jetojnë jashtë vendit është ajo që i financon projektet që i bëjnë këta të rinj në këtë fshat, raporton RTK.
Fshati me rreth katër mijë banorë kujdeset vetë për mirëmbajtjen e Qendrës së Shëndetit, Qendrës Kulturore, parqeve dhe pastërtisë së fshatit.
Kjo gjendje ishte ndryshe para se të fillonte mobilizimi për vullnetarizëm aty.
Dobërçani njihet si një ndër fshatrat më të pastërta në Kosovë.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...