Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka kritikuar Qeverinë e Kosovës në raport me kërkesën e SHBA-së për shtyerje të vendimit për targat.
Kica-Xhelili ka thënë se qetësia me të cilën po pranohen kritikat nga Departmenti i Shtetit Amerikan është e pakuptimtë.
Ajo ka përmendur edhe vizitën e një delegacioni serb me 25 kompani biznesi dje në Serbi, duke pyetur se ku është diplomacia dhe lobimi i institucioneve tona.
“Një delegacion amerikan me 25 kompani biznesi shkojnë në zyrën e Vuçiq.
Ku është diplomacia dhe lobimi i institucioneve tona?
Qetësia me të cilën po i pranojmë kritikat nga Departmenti i Shtetit Amerikan është e pakuptimtë. E njëjtë heshtja lidhur me to.
Kur Blinken përmendi njohjen reciproke në qendër të marrëveshjes, ky togfjalësh përmendej gati në çdo fjalim politik, gati në tentativë të legjitimimit të miqësisë.
Por kur sot shprehet zhgënjim me qasjen tonë, ajo që bëhet euforike është heshtja, por me çfarë kosto? Në këmbim të çkaje? Letrave qortuese pa efekt praktik me kosto të lëndimit të raportit me aleatët tonë kyq?”, ka shkruar Kica-Xhelili. /arbresh.info/
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...