Ish-deputetja e listës ‘Guxo’, tani deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka qenë shumë e ashpër sot, ndaj deputetëve të pozitës në fjalimin e saj në Kuvendin e Kosovës, raporton ‘Arbresh.info’.
Kica – Xhelili ka shfaqur habi se si deputetët e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, përkrahin Policinë e Kosovës për veprimet e saja në veri të Kosovës, ndërsa qeveria e drejtuar nga Albin Kurti, ua heq pagesën e rrezikshmërisë prej pagës.
“Kur flet për mbështetje të Policisë dhe në të njëjtën kohë ja heq rrezikshmërinë prej pagës, ky është budallallëk. Ju flisni për dinjitet të policëve por ju ja hiqni atë. A ju kanë mësuar që thelbi i demokracisë nuk ruhet duke atakuar çdokënd që del kundër teje, atakon mediat, shoqërinë civile, deputetët?” ka thënë deputetja Kica-Xhelili.
Po ashtu deputetja nga radhët e LDK-së çuditet se si kolegët e saj nga LVV flasin për patriotizëm se janë duke e ndjekur presidentin serb Aleksandar Vuçiç nga Kosova, ndërsa brenda sallës ka fëmijë të dëshmorëve që kanë rënë duke luftuar kundër Serbisë, ajo këto i ka quajtur manipulim me opinionin.
“Kur po na tregoni patriotizëm e kinse veç ju e ndjekni Vuciqin, a keni mendu që në këtë sallë që kemi deputetë që janë fëmijë të të vrarëve nga Serbia në luftë, janë fëmijë të të persekutuarve, kanë qenë pjesëtarë të luftës që juve ju ka çliruar. Ju po manipuloni me opinionin publik, e ne jemi ata që ju dalim kundër dhe ju demaskojmë, pavarësisht që masa na merr për të keq. Kur jepni leksione herën tjetër, merreni një pasqyrë para vetes”, tha Kica – Xhelili.
Në fund të fjalimit deputetja Kica – Xhelili iu drejtohet deputetëve të pozitës se, nëse dëshironi radhën tjetër të mbani leksione atëhere vendoseni në pasqyrë para vetës.
Çfarë nuk i pëlqeu Gjestit te Xheneta gjatë darkës?
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...