Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka deklaruar sot se bashkësia ndërkombëtare duhet të reagojë ndaj akuzave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për Shqipërinë e Madhe, sepse heshtja e saj mund të nënkuptojë miratimin dhe zvarritjen e rajonit në konflikte të reja.
Petkoviq vlerësoi se krijimi i Shqipërisë së madhe do të nënkuptonte destabilizimin fatal të rajonit.
Siç kanë raportuar më herët mediat, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se do të votojë për bashkim me Shqipërinë në të ardhmen, por vetëm nëse një referendum i tillë do të zhvillohet në mënyrë paqësore dhe demokratike.
“Nuk mund të ketë referendum paqësor dhe demokratik për krijimin e Shqipërisë së madhe, sepse ata që do të votonin në atë referendum nuk e kanë në dispozicion Kosovën dhe do të kishin një shumicë të njerëzimit që mbështet të drejtën ndërkombëtare”, tha Petkoviq në një deklaratë./syri/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...