Personi i cili akuzohet për kanosje ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, Driton Dobruna, e ka pranuar fajësinë sot para gjykatës.
“Fajtor, po”, deklaroi ai në seancën fillestare, ku mori pjesë edhe viktima, dhe prokurori Paulin Pashku.
Kajtazi e ka mbështetur deklarimin e prokurorit të shtetit dhe ka kërkuar që me rastin e dënimit të jepet mësim gjithë atyre që kanë prirje t’i pengojnë e sulmojnë gazetarët.
Kajtazi tutje tha se i akuzuari kishte planifikuar në detaje se si do ta kryente veprën penale.
“Përgjatë këtyre 20 viteve si gazetar, kam marr kërcënime të ndryshme përfshirë edhe sulme fizike, por rrallëherë më ka rënë të lexoj diçka më trishtuese, më planifikuese në detaje se si dikush përgatitet për kryerjen e një vepre penale, mes tjerash, aty thotë se do ta shesë shtëpinë për ta kryer veprën penale, pra për të më djegur me benzinë”, tha Kajtazi.
“Ndërkohë, në llogarinë e tij në Fb, e ka shtëpinë në shitje, pra e ka deklaruar se po e shet shtëpinë. Nuk kam se si ta shoh ndryshe, përveç një planifikimi në detaje për ta kryer këtë vepër, andaj kërkoj nga gjykata, që me rastin e shpalljes së dënimit se gazetarët në Kosovë sulmohen vazhdimisht, kërcënohen vazhdimisht, pengohen në punën e tyre, ju duhet t’ju jepni mësim të gjithë atyre që kanë prirje të tilla që të mos na pengojnë në punën tonë”, shtoi ai.
I akuzuari Dobruna është me profesion avokat derisa ka thënë se nuk ka marrë punë në profesionin e tij deri në momentin kur ta fitojë pafajësinë.
“Ju premtoj se i dëmtuari nuk ka asnjë rrezik nga unë”, ka deklaruar Dobruna.
Sipas aktakuzës, Dobruna ndër të tjera i kishte shkruar Kajtazit se: “Do të lyej me benzinë, ne të dy do të takohemi, e unë e ti së bashku në ferr”.
Dobruna ishte arrestuar pas raportimit të kanosjes derisa i ishte caktuar edhe masa e paraburgimit më 11 tetor 2024./Betimi për Drejtësi
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!