Google ADS

Do të lehtësohen punësimin për gratë në strehimoren e dhunës në familje dhe ato të dhunës seksuale gjatë luftës

19:19 | 7 Korrik 2020
L G

Ministria e Drejtësisë dhe Rrjeti i Grave të Kosovës dhe Shoqata “Rrjeti i Shitësve me Pakicë do të nënshkruajnë një  memorandum bashkëpunimi.

Në këtë memorandum parashihet të lehtësohet  punësimi i personave të strehuar në strehimoret e dhunës në familje dhe të mbijetuarat/it e dhunës seksuale gjatë luftës.

“Nesër ( e mërkurë), më datë 08.07.2020, në ora 11:00, nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Drejtësisë, Rrjetit të Grave të Kosovës, Shoqatës “Rrjeti i Shitësve me Pakicë”, i cili qëllim kryesor ka krijimin e lehtësirave në punësim, të personave të strehuar në strehimoret e dhunës në familje dhe të mbijetuarat/it e dhunës seksuale gjatë luftës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Ceremonia e nënshkrimit mbahet në hapësirat e Ministrisë së Drejtësisë, kati i 9-të, salla 914./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme