Ministria e Drejtësisë dhe Rrjeti i Grave të Kosovës dhe Shoqata “Rrjeti i Shitësve me Pakicë do të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi.
Në këtë memorandum parashihet të lehtësohet punësimi i personave të strehuar në strehimoret e dhunës në familje dhe të mbijetuarat/it e dhunës seksuale gjatë luftës.
“Nesër ( e mërkurë), më datë 08.07.2020, në ora 11:00, nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Drejtësisë, Rrjetit të Grave të Kosovës, Shoqatës “Rrjeti i Shitësve me Pakicë”, i cili qëllim kryesor ka krijimin e lehtësirave në punësim, të personave të strehuar në strehimoret e dhunës në familje dhe të mbijetuarat/it e dhunës seksuale gjatë luftës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.
Ceremonia e nënshkrimit mbahet në hapësirat e Ministrisë së Drejtësisë, kati i 9-të, salla 914./arbresh.info
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...