Google ADS

Do të lehtësohen procedurat e pritjeve të gjata të diasporës në kufi

15:44 | 29 Shtator 2017
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim zëvendëskryeministrin, njëherësh ministrin e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi me të cilin biseduan për lehtësimin e pritjeve të bashkatdhetarëve tanë nëpër kufijtë, gjatë sezoneve të pushimeve.

Të dy ministrat u pajtuan se Qeveria e Kosovës duhet të bëjë më shumë për Diasporën, gjegjësisht me procesin e blerjes së Kartonit të Gjelbër, i cili deri tashti është blerë në formë manuale dhe do të shikohen mundësitë që të blihet edhe online.

Me këtë rast ministri Flamur Sefaj ka mirëpritur nismën e Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

“Ne jemi të gatshëm të ofrojmë bashkëpunim të plotë me qëllim të lehtësimit të procedurave kufitare për bashkatdhetarët tanë në pikat e kalimit kufitar të Republikës së Kosovës”, tha ministri Sefaj.

Gjatë takimit, ministrat u dakorduan që të krijohet një grup punues ndërmjet palëve të përfshira në këtë proces.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme