Google ADS

“Do të jem ndërmjetësues mes LDK-së dhe VV-së të nxjerrim një kandidat konsensual për kryeministër”

21:08 | 28 Qershor 2017
Arbresh.info

Behgjet Pacolli ka thënë që do të mund të ndërmjetësoj mes LDK-së dhe VV-së për të bashkëpunuar.

“Një qeveri do të mund të bëhej nga AKR, LDK, dhe LVV dhe presidenti do të mund ta mandatonte këtë. Unë do ta ndërmjetësoj mundësinë që ne të kemi një kandidatë të akceptueshëm dhe konsensual nga LDK dhe VV që mund të mos jetë as Kurti e as Hoti dhe vetëm kështu mund të shkojmë përpara sepse me kryeneqësi nuk do të shkojmë përpara”, ka thënë ai.

Sipas tij duhet të kalohet edhe kjo sfidë dhe të mendohet për problemet e qytetarëve.

“Nuk është qëllim i Kurtit dhe i Hotit që gjithsesi të jene vetëm ata kryeministra. Ne kaluam zgjedhjet dhe ky është fakt i ri ndërsa fakti tjetër është se askush nuk flet për hallet e qytetarëve, po flitet vetëm kush të bëhet kryeministër. Unë ua kam thënë edhe drejtpërdrejt këtë që të dyve dhe kam biseduar për mundësinë e bashkëpunimit të ardhshëm”, tha ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme