Kandidatët për kryeministër të Kosovës nga koalicionet dhe subjektet politike, si dhe liderë të subjekteve politike kanë dhënë një premtim të madh në Mitrovicë – se do ta bashkojnë qytetin e ndarë që nga paslufta.
Për qytetarët e Mitrovicës ky premtim është vetëm një retorikë për të fituar vota, shkruan sot, gazeta Zeri.
Kandidati për kryeministër i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka dhënë një premtim të madh në Mitrovicë, të hënën.
Gjatë një vizite punimeve në urën e Ibrit, të hënën, Hoti ka premtuar se do ta bashkojë Mitrovicën që në fillim të mandatit të tij si kryeministër i Kosovës.
Sikurse edhe kandidati i koalicionit PDK-AAK-“Nisma”, Ramusha Haradinaj, një javë më përpara edhe Hoti ka siguruar qytetarët se do t’i bashkojë dy anët e qytetit të ndarë.
“Me përkrahjen e madhe të partnerëve tanë nga Bashkimi Evropian dhe nga SHBA-ja së shpejti kjo urë do t’i bashkojë qytetarët e dy anëve të Mitrovicës për lëvizje të lirë. Do t’i shfrytëzojmë të gjitha resurset që kemi dhe do të punojmë shumë edhe në qeverinë e ardhshme që veriun e vendit ta integrojmë në sistemin institucional dhe ekonomik të vendit”, ka thënë Hoti, sipas të cilit veriu tanimë është integruar plotësisht.
“Institucionet shtetërore funksionojnë në gjithë territorin e Kosovës, duke përfshirë Doganën, Administratën Tatimore, organet e rendit dhe të ligjit. Do të punojmë shumë me komunitetin serb për t’i integruar plotësisht, sepse ata janë qytetarë të barabartë të vendit. Do të shfrytëzojmë gjithë autoritetin që kemi institucional për t’i bërë ata që të ndihen mirë në shtetin e Kosovës. Kemi një fond zhvillimor që i ndihmon veriut për të investuar në infrastrukturë arsimore, shëndetësore”, ka shtuar Hoti.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...