Banorët me të drejtë vote të fshatit Grac të komunës së Vushtrrisë, sipas “Demokracia në Veprim” nuk kanë shprehur interesim për të votuar.
Veton Muja nga DnV ka thënë në një konferencë për media se deri më tani, në këtë fshat numri i votuesve është zero.
Kjo sipas tij ka ndodhur pasi banorëve serbë në këtë fshat po u bëhet thirrje që të mos dalin në votime, shkruan arbresh.info.
“Në përgjithësi në lokalitetet me shumicë serbe, banorëve të komunitetit serb po u bëhet thirrje për të mos dal për të votuar. Raste të tilla janë raportuar në komunën e Vushtrrisë përkatësisht në fshatrat Grac dhe Banjskë dhe në komunën e Obliqit”, ka thënë ai.
Sipas DnV-së, deri në ora 12:00 në 19 komunat ku po zhvillohet balotazhi, kanë votuar 10.7 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.
Votimi vazhdon deri në ora 19:00./arbresh.info/
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj