Google ADS

DnV: Serbët u lejuan të votojnë me dokumente të Serbisë

14:21 | 19 Maj 2019
Arbresh.info

Rreth 21% e qytetarëve kanë votuar deri në mesditë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore.

Kështu kanë bërë të ditur përfaqësues të Demokracisë në Veprim në një konferëncë për medie, shkruan arbresh.info.

Eugen Cakolli nga DnV ka thënë gjithashtu se pjesëmarrjen më të madhe në zgjedhje e ka Leposaviqi.

“Deri në orën 12:00 në bazë të të dhënave që kemi marrë  nga vëzhguesit tanë nga terreni 21 për qind  e qytetarëve të katër komunave veriore të Kosovës kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës dhe në këtë përqindje prin komuna e Leposaviqit me 24 përqind të pjesëmarrjes, pasuar nga komuna e Zveqanit me 21 përqind, nga komuna e Mitrovicës së Veriut me 20 përqind, si dhe komuna e  Zubin Potokut që ka përqindjen më të ultë të pjesëmarrjes me vetëm 18 përqind”, ka thënë Cakolli.

Ai ka shtuar gjithashtu se votimi me dokumente të Serbisë ka qenë një ndër parregullësit e procesit.

“Parregullsitë më të shpeshta të cilat e kanë karakterizuar këtë proces zgjedhor deri në orën 12:00 kur ne kemi marrë të dhënat nga vëzhguesit tanë, është identifikimi i vëzhguesve dhe votimi me dokumente të Serbisë, që si proces është lejuar në disa raste nga ana e komisionarëve. Votuesit të cilët kanë qenë në listën e votuesve dhe kanë prezantuar dokumente të identifikimit të Serbisë, u është lejuar të votojnë. Një nga fenomenet tjera të cilat e kanë karakterizuar këtë proces deri më tani është edhe vështirësia e votuesve për të gjetur emrin e tyre në listën e votuesve. Ankesa në lidhje me këtë problem ka pasur në tri vendvotime, dy të cilat janë në Mitrovicën e Veriut, ndërsa një tjetër në komunën e  Leposaviqit”, ka shtuar ai.

Ndryshe kryetarja e komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Valdete Daka ka njoftuar se deri në orën 11:00 në komunat veriore të Kosovës kanë votuar mbi 9 mije qytetarë.

Në këtë konferencë u tha se Mitrovica e Veriut ka dal daljen më të madhe në votim deri në orën 12:00./Arbesh.info/

Lexo edhe: KQZ: Deri në orën 11:00 votuan 9 mijë qytetarë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme